Furqan LeadershipFurqan LeadershipFurqan Leadership

Të vërtetat Kur’anore, profetike dhe historike janë dëshmia më e mirë se nga kjo gjendje e përgjithshme e ndjerë ku gjendemi sot, mund të dalim vetëm nëse ripërtërijmë lidhjet tona të shkëputura me Zotin, në pikpamje individuale e kolektive (globale), në të gjitha rrafshet: fetar, moral, etik, politik, ekonomik, etj, duke zbatuar në tërësi si normat fetare ashtu dhe ato shtetërore.

Në rrafshin fetar, kjo ripërtëritje (ky zgjim a rilindje) arrihet nëse i rikthejmë në jetë vlerat e braktisura islame, duke luftuar njëherit bestytnitë dhe faktorët tjerë që cenojnë parimet themelore njerëzore.

Dijetarët islamë përgjatë historisë kanë qenë shumë të përpiktë në zbatimin e texhdidit (ripërtrirjes, reformimit[1]), sepse kanë njohur rëndësinë dhe kuptimin e plotë të tij. Dikur e kanë quajtur Ringjallja e shkencave fetare (Ihjau ulumi edddin), Ripërtërija e trashëgimisë fetare (Texhdid etturath eddinij), Ripërtëritja e metodologjisë usuliste (Texhdid el-menhexh el-usulij), Ripërtërija e fesë (Texhdid eddin) dhe me shprehje të tjera të ngjashme. Rëndësinë e texhdidit e konfirmon edhe hadithi i saktë profetik që thotë: “Në krye (fillim ose fund) të çdo shekulli Allahu xh.sh. i dërgon këtij ymeti dijetarë që ripërtrijnë fenë e Tij (Allahut xh.sh.).[2]

Komenti i këtij hadithi sipas dijetarve është ky:

Allahu xh.sh. mëshiron ymetin islam duke u përkujdesur që ai –ymet – përhërë të ketë dijetarë e pushtetarë që përhapin fenë që nga koha e Muhammedit a.s. dhe e Sahabëve r.a. gjer më sot,

[Allahu xh.sh. i dërgon]: )krijon, cakton, pregadit(, dijetarë, pushtetarë..

[edhe për këtë ymet…]: ymetin islam në tërësi, por edhe për tërë njerëzimin[3],

[Në krye të çdo shekulli]: fillimin ose fundin e tij, kur feja dobësohet nga injoranca ose kur risitë (kundërshtitë e synetit) nisin të zënë vendin e synetit,

[këta dijetarë, pushtetarë të pregaditur, caktuar nga Allahu e ripërtërijnë fenë e Tij] – rikthejnë atë që është anashkaluar ose braktisur fare nga njerëzit, përhapin synetin dhe vlerat islame.

[ i cili apo, të cilët.. [4] ], dijetarët apo pushtetarët,nënkuptojmë – një apo më shumë njerëz të ditur (poliedrikë) indikativë, ose pushtetar në mbarë shoqërinë.

Pos dijetarëve fetarë, ymetin e mbrojnë dhe liderët shtetërorë (pushtetarët të drejtë), sepse dijetarët fetarë mbrojnë bazat fetare kurse  pushtetarët e drejtë, shtetin e së drejtës, njëherit dhe vlerat e besimit.

Hadithi pasqyron mënyrën se si Allahu i Lartmadhëruar e ruan fenë nga shtrembërimi dhe nga shuarja.

Përderisa texhdidi (nevoja për rifreskim) është konstante, e përhershme[5], detyrë e dijetarëve mbetet të sqarojnë mënyrat e implementimit të texhdidit në fe.

Shtigjet e reformimit të kërkuar në kohën tonë dhe në çdo kohë

  • 1-Shtegu fetar: Reformimin e programeve aplikative fetare dhe edukative në të gjitha nivelet.
  • 2-Shtegu shoqëror: Jetësimin e kodit etik kur’anor në të gjitha nivelet individuale e shoqërore, private e publike, shoqëri e organizata.
  • 3-Shtegu udhëheqës: Ekzistimin e një lidershipi të fuqishëm i cili mbikëqyr zbatimin në praktikë të këtij texhdidi dhe garanton sigurinë e dijetarëve dhe akterëve në këtë proces.
  • 4-Shtegu arsimor: Rishikimin, ndryshimin dhe përpilimin e planprogrameve arsimore në të gjitha nivelet duke filluar nga ai parashkollor, fillor, i mesëm e deri tek ai universitar, si dhe përfitimin nga përvojat e dëshmuara si të suksesshme nga shtete si Japonia, Malajzia, Turqia, etj.

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)

RËNDËSIA E LIDERSHIPIT TË DREJTË NË ZBATIMIN E RREGULLAVE TË FESË DHE TË SHTETIT


[1] Do ta përdorim në origjinal këtë dhe termet tjera për t’i përvetësuar si shprehje por dhe për faktin se (siç kemi shpjeguar në kapitullin e parë) në fund të librit do të kemi indeksin me termet dhe konceptet fetare.

[2] Hadithin e shënon Ebu Davudi në Sunen, nr. 4291, ndërsa Albani e ka saktësuar në Essilsiletu essahihah, f. 599, nr. 80111.

[3] Në terminologjinë fetare, ymeti përdoret në dy forma: ymeti i da’ves, ku bën pjesë populli që i përket tërë njerëzimit dhe ymeti i ixhabes – që përfshinë vetëm myslimanët. Përkthyesi.

[4] Në origjinal është përemri lidhor ‘men’-i cili, të cilët- Në shqip e përkthyem dijetarë në trajtën e pashquar për tu përshtatur kuptimisht me domethënien e hadithit. Përkthyesi.

[5] Shih rreth kësaj teme kapitullin e pestë nga: Elmuthenna Abdul Fettah Mahmud, Fikhu ettag’jir ve binau el-ummeti el-vesat, (Katar: Ministria e Fesë, 2016), f. 217-235. Libri ka fituar çmimin Shejh Ali Abdullah Al Thani për vitin 2016 si ‘Libri më i Mirë’.

 

 

 

Burimi

0
Shopping Cart (0 items)