LIDERSHIPI I SUKSESSHEM -NIVELI BAZIK /FUNDAMENTAL
About Course
بسم الله الرحمن الرحيم
السلام عليكم ورحمة الله وبركاته
BISMILAHIR RAHMANIR RAHIJM
SELAMUN ALEJKUM – PAQJA DHE MESHIRA E ALLAHUT QOFTE MBI JU
MIR SE VINI NE INSTITUTIN TONE NDERKOMBETAR ” FURKAN “ PER LIDERSHIP.
MIRSEVINI NE KURSIN TONE TRAJNUES INTENZIV
: LIDERSHIPI I SUKSESSHEM
(NIVELI BAZIK / FUNDAMENTAL)
LUS ALLAHUN FUQI PLOTE PER SUKSESIN TUAJ DHE TONIN- AMIN
—————————————————————————————-
PERSHENDETJE STUDENTE, KANDIDATE, VELLEZER, MOTRA, ZONJA DHE ZOTERI TE NDERUAR,
ME POSHTE I KENI CA INFORMACIONE DHE INSTRUKCIONE TE RENDESISHME PERKITAZI ME KURSIN NE FJALE. JU LUTEM LEXONI ATO ME KUJDES DHE VEMENDJE. JU DESHIROJ SUKSESE DHE MBAREVAJTJE NE KETE KURS TRAJNUES INTENZIV PER ARDHMERINE DHE KARIEREN TUAJ.
Me respekt,
Prof.Dr.H.Hoxha – Trajnuesi dhe Drejtori i Institutit
———————————————————————————————————————————-
Përshkrimi i lëndës:
Njerëzit, nga vet natyra, janë shoqëror. Por që të kenë një jetë të lumtur shoqërore duhet ta kenë një organizim të mirëfilltë personal, familjar, shoqëror, politik, ekonomik, ushtarak, akademik dhe fetar. Kusht paraprak i këtij organizimi është ekzistimi i një udhëheqësi, personi, lideri të cilit i besohet menaxhimi dhe përgjegjësia per familje, per qeverisje shtetërore politike, ekonomike, akademike, edukativo-arsimore dhe fetare. Ky kurs/trajnim intensiv ofron shpjegime, parime dhe teori të rëndësishme shkencore përkitazi me liderin dhe lidershipin e tij te suksesshëm. Ne menyre qe te kuptohet esenca e këtij kursi dhe me pas aplikimi i atyre parimeve dhe koncepteve ne jetën tone te perditshme, ky kurs është dizajnuar me dy nivele: 1-Niveli Fundamental – Rendesia, teorite, parimet, konceptet dhe studimet bashkëkohore për Liderin dhe Lidershipin e suksesshëm, 2- Niveli i Avancuar krahasues, komparativ me Teorine dhe Vizionin Islam (Kur’anor & Profetik) qe ka te beje me Liderin dhe Lidershipin etij te suksesshëm, ne te gjitha fushat e lartepermendura.
Qëllimet, Objektivat e lëndës:
Qëllimi i kursit ‘Hyrje në Lidership’ është që:
– të hedhë dritë mbi rëndësinë, konceptin dhe metodat me efikase për përgatitjen, zhvillimin dhe aftësimin personal te resurseve njerëzore, te liderit politik, ushtarak, ekonomik, akademik dhe fetar.
– të zbulojë tiparet, karakteristikat, personalitetet, llojet e personave te duhur dhe te qëlluar për postin e liderit, dhe më pas të ndihmojë në ndërtimin e personalitetit të tij për te arritur dhe realizuar objektivat e institucioneve te lartpërmendura.
– të rrisë vetëdijen personale dhe kolektive reciproke karshi rolit të ndërsjellë ndërmjet liderit dhe popullit, shefit dhe punëtoreve, profesorit dhe studenteve, mësuesit dhe nxënësve, prindit dhe fëmijëve, komandantit dhe ushtareve etj.
– të përgatisë gjenerata te shëndosha moralisht, profesionalisht që i shërbejnë popullit me dinjitet, përkushtim dhe profesionalizëm.
Rezultatet e pritura të nxënies:
Në përfundim të këtij kursi/trajnimi me dy nivelet e saja, studenti/kandidati i vlerësuar pozitivisht do të jetë në gjendje:
– të ketë njohuri të mjaftueshme shkencore rreth konceptit parimor dhe teorik bashkëkohor për udhëheqjen, menaxhimin, liderin dhe lidershipin e suksesshëm.
– do të jete ne gjendje te diskutoje, debatoje rreth liderit dhe artit te lidershipit me të gjitha formatet, llojet, stilet, komponentët, nivelet e tij.
– do te përfitoje aftësi dhe njohje praktike për t’i dalluar dhe klasifikuar tipet dhe llojet e personaliteteve njerëzore te ndryshme qe kandidohen per lider.
– të njihet për se afërmi me qasjen hyjnore (kur’anore & profetike) rreth udhëheqësit dhe udhëheqjes se suksesshme, me modele kur’anore & profetike të udhëheqjes dhe te lidershipit (prezantim te disa rasteve te suksesshme & te dështuara gjate historisë dhe civilizimeve njerëzore te përmendura ne Kur’an.
– të kontribuojë pozitivisht në mirëqenien e kësaj shoqërie duke u vetëdijesuar, trajnuar, aftësuar, zhvilluar aftësinë dhe inteligjencën e tij personale me të tjerët rreth të drejtave dhe detyrimeve reciproke shoqërore që kanë.
Metodologjia e mësimdhënies:
Lënda do të trajtohet në formë të ligjëratave virtuale ( online live) cdo te Enjte dhe çdo te Hëne, të cilat prezantohen para studentëve me anë të PowerPoint it, që ta kuptojnë më lehtë dhe më qartë. Po ashtu të enjteve dhe hënave do të zhvillohen seminare interaktive virtuale (online live) me studentët për qëllime ushtrimore dhe ilustrative të ligjeratave virtuale. Studentët do të mund ta shkarkojnë materialin përkatës drejtpërdrejtë nga faqja e Institut https://furqanleadership.com/. Ligjërata, në versionin video, postohet në llogarinë e Institutit në You Tube, një ditë pas mbajtjes së saj me studentë.
Plani i detajuar i mësimit/trajnimit sipas moduleve:
- SHIH SYLLABUSIN E BASHKANGJITUR
Course Content
Mësimi 1
-
PROVIMI FINAL – NIVELI BAZIK – FUNDAMENTAL
-
Mesimi i pare
00:00