Furqan LeadershipFurqan LeadershipFurqan Leadership

( El Muhkem vel Muteshabih)( موقفه من المحكم و المتشابه )

Shejh Hafiz Ibrahim Dalliu nuk është larguar nga metoda e Ehli Sunnetit dhe Xhematit në çështjet e ajeteve të qarta dhe të paqarta. Unë nuk do të hyj në këtë çështje për të sqaruar e për t’i theksuar mendimet e dijetarëve se çka nënkuptohet me ajete të qarta dhe të paqarta, apo cili ajet është i qartë e cili jo. Dijetarët kanë disa mendime rreth kësaj çështje, por ato janë hipoteza. Unë këtu dëshiroj të shqyrtoj origjinën dhe rrënjët e kësaj çështje, rreth të cilës është folur e diskutuar shumë, si dhe a ka mundësi që të thelluarit në shkencë dhe dituri islame (Er rasihune fil Ilm ) ( الراسخون في العلم )të dinë të vërtetën dhe kuptimin e saktë të ajeteve të paqarta apo jo? Pse kanë mendime të ndryshme? Shkaku kryesor i mendimeve të ndryshme të dijetarëve që interesohen për këtë çështje si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen është lejimi apo moslejimi i ndalimit  gjate te lexuarit kuran në ajetin:

Vetëm Zoti e di domethënien e tij…” – dhe në pjesën tjetër të ajetit që vijon më pas: “Po, pos Allahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë ne kemi besuar…”[1]

Në tefsirin e tij të ajetit të theksuar Shejh Hafiz Ibrahim Dalliu transmeton fjalët e Imam Fahrudin Raziut, i cili thekson medhhebin e selefit, të cilët lejojnë ndalimin në ajetin:  “Vetëm Allahu e di domethënien e tij”, dhe fillimin me: “Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne i kemi besuar atij (ajeteve që janë të paqarta)”. Imam Fahruddin Raziu sqaron se edhe medhhebi i halofit ( te vonshmit) pranojnë ndalimin në: “Po, pos Allahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë dhe dijetarëve të pajisur me dituri.”[2]

Mirëpo, Shejh Hafiz Ibrahim Dalliu nuk jep më shumë detaje se këto që i theksova pak më parë dhe do të ishte më mirë sikur të zgjerohej pak më shumë në detajet e kësaj tematike, ashtu siç është zgjeruar në komentimin e çështjeve tjera.

Imam Shatibiu (Zoti e mëshiroftë!) në librin e tij “El-Muvafekat” thekson se ka dy mendime të komentuesve rreth ajetit: “Dhe dijetarët e pajisur me dituri”, dhe se kjo është çështje e ixhtihadit, por e vërteta është me mendimin e selefit”.[3]

Këto ishin disa çështje të mëdha të besimit, të cilat i shqyrtoi Shejh Hafiz Ibrahim Dalliu në tefsirin e tij, i analizoi, i kritikoi, i sqaroi, dhe në detaje e dha të vërtetën e tyre.[4]

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

TEFSIRI DHE MUFESSIRËT SHQIPTARË NË KOHËN BASHKËKOHORE
(SHEK 19-20)

[1] Ali Imran, 7.

[2] Po aty, vëll. 1; Më gjerësisht rreth kësaj çështje shih “El-Muvafekat fish-sheriatil-islamijjeti”; të Imam Shatibiut, i cili kur flet për ajetet e qarta dhe të paqarta thotë se ajetet e paqarta janë më pak në krahasim me ajetet e qarta, vëll. 3, fq. 79-92. Shih po ashtu edhe: Dr Jusuf El-Kardavi, “Kejfe nete’amelu me’al-Kur’anil-adhim”; fq. 270-283.

Unë them: Ajo që anoj dhe që mendoj se është e saktë në këtë çështje është që të mos mbështetemi në leximet e jashtëzakonshme të këtij ajeti. Disa prej tyre thonë se ndalimi në:

) وَمَا يَعۡلَمُ تَأۡوِيلَهُۥٓ إِلَّا ٱللَّهُۗ (

“Vetëm Allahu e di domethënien e tij”– është më i saktë dhe më i preferuar gjatë leximit dhe se domethënien e vërtetë të ajeteve të paqarta e di vetëm Zoti i Madhërishëm. Kjo e vërtetë përputhet me atë që preferoi për ndalim këtu. Kjo nuk kundërshtohet me përjashtimin dhe mundësinë e disa dijetarëve të thelluar në shkencë që të dinë domethënien e ajeteve të paqarta të Kur’anit nga ajo që na ka mësuar Zoti i Madhërishëm me Mëshirën e Tij. Kështu mendojnë unanimisht dijetarët. Së dyti, rregulla kryesore në çështjet e leximit ose transmetimit, në ndalim e fillim në lexim është transmetimi( الرواية ) (rivajeti) dhe përcjellja e lexuesve të njohur të mëdhenj dhe hafizë të besueshëm, të cilët e barten deri te ne këtë Libër mrekullie me precizitet e saktësi pa shtuar apo hequr diçka, me ( الإجازة بالسند المتصل )( El Ixhazetu bis sened El Muttasil ) zinxhir te lexuesve të njohur e të ngjitur deri te Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) Ky rob i dobët dhe modest, hulumtues dhe shënues i këtyre rreshtave kështu e lexon këtë ajet kur’anor, dhe kështu e ka lejuar me “ixhazet” profesori, hafëzi dhe shehu i tij, dhe lexuesi i Medinës së Ndritshme, Mahmud Abdulhalik Xhadu (Zoti e mëshiroftë!) kur e lexoi Kur’anin tërësisht para tij në hifz, tertil dhe me texhvid me rivajetin Hafs nga Asim ibn Ebi Nuxhud (Zoti e mëshiroftë!) përmes rrugës, transmetimit te Imam Shatibiut(Esh-shatibije ). Bazë kryesore në lexim është mësimi, marrja drejtpërdrejtë nga goja e hafëzit dhe rivajeti (transmetimi i drejtpërdrejte), dhe në lexime ( kiraete ) nuk ka vend për kijas (analogji) ose ixhtihad, ashtu siç thonë dijetarët e leximeve. Profesori im (Zoti e mëshiroftë!) ishte mësimdhënës i dhjetë leximeve në Fakultetin e Kur’anit Fisnik, i cili njëherit ishte edhe themeluesi i tij në Universitetin Islamik në Medinë, si dhe anëtar i përhershëm në Bordin e Akademisë “Melik Fehd ibn Abdulaziz” për botimin e Mus’hafit në Medinën e Ndritshme (Zoti e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë dhe e pozicionoftë në kopshtet e Tij të gjerë ne xhenet!).

[3] Ebu Is’hak El shatibij, “El-Muvafekat fish-Sheriatil-Islamijjeti”; vëll. 3, f. 91.

[4] Po aty, vëll. 2, f. 7-14; Më gjerësisht shih: Ebu Abdullah Muhamed ibn Behadir ibn Abdullah Ez-Zerkeshij, “El-Burhan fij ulumil-Kur’an”; recensoi Muhamed Ebu El-Fadl Ibrahim, Bejrut, Darul-ma’rife, 1391 hixhri, vëll. 1, fq. 347-348.

Burimi

0
Shopping Cart (0 items)