Furqan LeadershipFurqan LeadershipFurqan Leadership

Ligji i Zotit ka caktuar që në çdo çështje shkencore intelektuale të ketë punime, hulumtime e orvatje shkencore paraprake, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se të parët nuk kanë lënë gjë për të mëvonshmit. Çështja nuk është ashtu siç mendojnë disa njerëz, sepse secili e ka mundësinë, sferën dhe aktivitetin e tij të kufizuar brenda diapazonit njerëzor. Sa shumë kanë bërë të parët për pasardhësit e tyre?

Kjo gjë ka ndodhur vërtet dhe në bazë të kësaj të vërtete shkencore, e cila unanimisht është e pranuar, them se çështja e hulumtuesve ose e studiuesve të mëparshëm rreth shkencës së ajeteve mekase dhe medinase i takon kësaj kategorie.
Gjatë hulumtimit tim shkencor kam vërejtur dallime relative në potencialin e dijetarëve të tillë të nderuar gjatë zbërthimit të tematikës mekase dhe medinase, sepse secili prej tyre e shqyrtonte çështjen nga aspekti i tij shkencor, në bazë të orvatjes së tij të kufizuar individuale. Nëse i shikojmë me vëmendje studimet e tyre, do të kuptojmë plotësisht se vetëm pak prej tyre e kanë shqyrtuar funksionalizimin e shkencës së ajeteve mekase dhe medinase në da’vet apo në arsim.

Studimet e shumicës së tyre, qofshin të mëhershëm apo të mëvonshëm, kanë qenë brenda kallëpeve dhe formave të ndryshme, pa ndonjë dallim rrënjësor tematik, ashtu siç do të vërejmë në vazhdimin kritik. Unë them se studimi im shkencor rreth ngritjes së funksionalizimit pozitiv të shkencave të Kur’anit nuk është diçka e përsëritur ose veç e parë, sepse gjatë hulumtimit dhe angazhimit tim në këtë tematikë (tematika mekase dhe medinase), kam arritur në përfundimin se studimet e mëparshme rreth kësaj tematike kanë pasur disa standarde të ndryshme.

Studimet e tilla kanë pasur:

٭ Standarde statistikore duke i numëruar ajetet dhe suret mekase dhe medinase dhe duke pasur qëndrime të ndryshme.
٭ Standarde përkufizuese-specifike duke i theksuar shenjat dhe karakteristikat e ajeteve e sureve mekase dhe medinase.
٭ Standarde historike duke i shënuar arsyet dhe shkaqet e zbritjes së ajeteve e sureve mekase dhe medinase.
٭ Standarde edukative duke i theksuar aspektet dhe mënyrat edukative të ajeteve mekase dhe medinase.
Pra, kështu ishte pjesa dërmuese e studimeve të mëparshme, madje mund të thuhet edhe të gjitha studimet në trajtimin e ajeteve mekase dhe medinase.
٭ Standarde të da’vetit duke i shqyrtuar çështjet që kishin të bënin me da’vetin në disa ajete e sure mekase dhe medinase.
٭ Standarde intenciale duke shqyrtuar fshehtësinë e përqendrimit të Kur’anit në intencat e sheriatit të ajeteve dhe sureve mekase e medinase.

Edhe pse studimet me standarde të da’vetit e edukatës janë të pakta, do të orvatem që të jap kontributin tim më të mirë për funksionalizimin e shkencës së ajeteve mekase dhe medinase në jetën tonë dhe, nëse do të ekzistojnë studime të tilla edhe në të ardhmen, ato do të quheshin studime me standarde funksionale.

Në hulumtimin tim nuk kam për qëllim që t’i shqyrtoj studimet e mëparshme brenda standardeve të kaluara, por përfitova shumë nga studimet e Akademisë së Mbretit Fehd për botimin e Kur’anit në Medinë, duke shfletuar veprat që më ndihmuan dhe më begatuan tej mase:
“Nuzulul-Kur’an”
٭ Zbritja e Kur’anit, Dahhak ibën Mezahim El-Hilalij (104 hixhri).
٭” Nuzulul-Kur’an”, Ibën Ebi Abdullah Kureshij Berberij (105 hixhri).
٭” Nuzulul-Kur’an”, Hasan ibën Ebi Hasan Basrij (110 hixhri).
٭” Et-tenzil fill-Kur’an”, Ali ibën Hasan ibën Feddal El-Kufi (224 hixhri).
٭” Tenzilul-Kur’an”, Muhamed ibën Muslim ibën Shihab Zuberij (124 hixhri).
٭” Fedailul-Kur’an ve ma unzile minel-Kur’an bi Mekkete ve ma unzile bilMedineti”, Ebu Abdullah Muhamed ibën Ejub ibën Durejn (294 hixhri).
٭” Bejani adedi suveril-Kur’an ve ajatihi ve kelimatihi ve mekkijje ve medenijje”, dhe në këtë kopje është mbështetur komisioni që ka mbikëqyrur botimin e Mus’hafit të Medinës.
٭” Tenzilul-Kur’an”, Ebu Zehra Abdurrahman ibën Zenxhele El-Mukrimi (403 H.).
٭” Et-tenzil ve tertibuhu”,Ebu Kasim Hasan ibën Muhamed Nisaburi (406 hixhri), dorëshkrim që është pjesë e librit të tij voluminoz: “Et-tenbih alal fadli ulumil-Kur’an”.
٭” Kitabul-mekkij vel-medenij”, Mekkij ibën Ebi Talib El-Kajsisj (437 hixhri).
٭” El-Mekkij vel-Medinij fil-Kur’an ve ihtilaful-mekkij vel-medenij fi ajetin”, Ebu Abdullah Muhamed ibën Shurejh Er-Re’inij (476 hixhri).
٭” Jetimetud-durer fin-nuzuli ve ajatus-suveri”, Ebu Abdullah Muhamed ibën Ahmed Hanbeli Mukri’ë (656 hixhri), dorëshkrim.
٭” Kitabul-Mekkij vel-Medenij fil-Kur’an”, Abdulaziz ibën Ahmed Dejremij (694 hixhri).
٭” El-Erxhuzetu el-mutedaruminetu ma’rifetil-mekkij vel-medenij min suverilKur’anil-Kerimi”, Bedruddin Muhamed ibën Ejub El-Hanefij (705 hixhri), dorëshkrim.
٭” Tekribul-me’mul fi tertipin-nuzul”, Burhaneddin Ibrahim ibën Umer Xhaberij Mukri’ë (732 hixhri), dorëshkrim.
٭” El-Kalem ala emakini minet-teuzili”, Ibën Ebi Sherif Burhaneddi Ebu Is’hak Ibrahim ibën Muhamed Shafi’ij (923 hixhri), dorëshkrim.
٭” Risaletul Aufij fil-mekkij vel-medenij ven-nasih vel-mensuh ve adedul-ajati”, Muhamed ibën Ahmed Ufi (1050 hixhri), dorëshkrim.
٭” Erxhuze fil-Kur’anil-mekkij vel-medenij ve ma fi ta’dudihi minel-hilaf”, Muhamed ibën Ahmed Bazan Huzani (1216 hixhri), dorëshkrim.
Studime bashkëkohore që kanë të bëjnë me ajetet mekase dhe medinase
1. “Ehemmu hasaisis-suveri vel-ajatil-mekkijjeti ve mekasiduha”, Dr. Ahmed Abbas Bedevi.
2. “Hasaisus-suveri vel-ajatil-mdenejjeti, davabituha ve mekasiduha”, Dr. Adil Ebi El-Ul-la.
3. “El-Mekkij vel-Medenij fil-Kur’anil-Kerim”, studim i thellë kritik i sureve dhe ajeteve që nga fillimi i Kur’anit deri në fund të sures El-Isra, temë magjistrature e hulumtuesit Abdurrezak Husein Ahmed.
4. “E-Mekkij vel-Medenij fil-Kur’anil-Kerim”, prof. dr. Muhamed ibën Abdurahman Esh-Shaji’u.
5. “Mukadime fi hasaisil-kitabil-Kur’anij bejnel-ahdejni el-mekkij velmedenij”, dr.
Sejjid Abdulmaksud Xha’fer.
6. “El-Mekkij vel-Medenij”, hulumtuesi Muhamed Shefa’at Rabbanij.
“Ilmul-mekkij vel-medenij fi ujunil-musteshriketi, prof. dr. Zejd Umer Abdullah ElAjs.
8. “Mekkujul-Kur’ani ve medenijjuhu”, Muhamed Hadi Keridan.
9. “Et-tejjarul-ilmani el-hadith ve meukifuhu min tefsiril-Kur’anil-Kerimi”, studim dhe kritikë, Muhamed Muhamed Behijuddin Esh-Shafi’ij.
10. “El-Ilmanijjun vel-Kur’anil-Kerim – tarikijjetun-nassij”, dr. Ahmed Idris Ta’an.
11. “El-It-tixhahul-ilmanij el-mu’asir fi ulumil-Kur’anil-Kerim”, studim dhe kritikë, dr. Ahmed muhamed Fadil.
12. “El-Ajatul-mekkije” – “Studim nga aspekti edukativ peripatetik”, hulumtuesja Zuherijat bint Jusuf.
13. “Fikhul-Kur’anil-Mekkij”, hulumtuesi Abdulkadir Hudar.
14. “El-Mekkij vel medenij ve etheruha fid-da’veti”, dr. Ammar Muhamed Ammar.
15. “El-Medenij vel-mekkij” – shqyrtime dhe komente, hulumtuesi Fevvaz Ahmed Tukan.
16. “Nadhratun xhedidetun fi mekkijjis-suveri ve medenijjiha”, hulumtuesi Abdulah Sa’idi.
17. “El-Keulush-shexhxhij fil-mekkij vel-medenij”, hulumtuesi Husein Tal’at Hitab.
18. “El-Hitab ed-da’vij fis-suveril-mekkijjeti”, hulumtuesi Mu’tesim Abdulkerim Mitrij..
19. “El-Mekkij vel-Medenij fil-Kur’anil-Kerim”, hulumtuesja Rena Ahmed Kudsij.
20. “El-Mekkij vel-Medenij, ed-davabit vel-mitajat”, hulumtuesi Sejjid Selam Zejnul-abidin.

Si duket, pjesa dërmuese e studimeve të theksuara janë përsëritje e asaj që e kanë theksuar të mëparshmit, por me një dallim të vogël në formë e radhitje, përpos studimeve të nënvizuara, sepse të tilla kanë të bëjnë drejtpërdrejt dhe pjesërisht me hulumtimin tim.
Studimi i funksionalizimit pozitiv të shkencës së ajeteve mekase dhe medinase si dhe dobia prej tyre është me rëndësi të madhe.

Kompleksiteti i studimit

Nuk ekziston ndonjë kompleksitet shkencor, dituror ose intelektual aq sa njoh dhe aq sa di unë për këtë studim, por ekziston një nevojë e domosdoshme për të ndërmarrë studime të tilla ripërtëritëse ose progresive të shkencave të Kur’anit Fisnik. Kjo orvatje individuale rreth paraqitjes së rëndësisë së këtij lloji të studimeve mund të jetë ftesë dhe thirrje për ringjalljen dhe zhvillimin e shkencave të Kur’anit, për të realizuar kuptimin e mrekullisë së plotë e të përgjithshme të Kur’anit Fisnik dhe të gjitha shkencave që janë në shërbim të Kur’anit Famëlartë.

Pra, çka është risi në këtë studim?

Risia në këtë studim ka të bëjë me dy gjëra e jo me tri gjëra. Gjëja e parë ka të bëjë me përcjelljen e përpiktë të fjalëve të disa dijetarëve klasikë e bashkëkohorë, rreth mënyrës së dobisë nga shkenca e ajeteve mekase dhe medinase, nga aspekti i përgjithshëm ose vetëm i pjesshëm, edhe pse ata (Zoti i mëshiroftë!) nuk kanë përpiluar vepra të posaçme rreth kësaj tematike.
Gjëja e dytë ka të bëjë me funksionalizimin pozitiv dhe me aplikimin praktik të çështjeve të tilla që kanë të bëjnë me shkencën e ajeteve mekase dhe medinase, si p.sh., karakteristikat e metodologjisë tematike të ajeteve mekase dhe medinase si dhe mënyra e përfitimit të dobisë prej tyre në sferën e da’vetit dhe arsimit. Nisur nga të vërtetat e tilla, do të orvatem që të sqaroj mënyrën e funksionalizimit dhe dobisë nga shkenca e ajeteve mekase dhe medinase gjatë përvojës personale në lëmin e da’vetit dhe jetës akademike, si dhe duke u mbështetur në thëniet e disa dijetarëve bashkëkohorë, të cilët thërrasin në përqendrimin në periudhën mekase dhe medinase gjatë da’vetit në Zotin e Madhëruar.

Lus Zotin që ky studim ose ky vizion progresiv i shkencave të Kur’anit të japë ndihmesë serioze në këtë rrugë, dhe me seriozitet të madh do të propozoja që sinqerisht të merren me këtë çështje ata që janë të interesuar për studimet kur’anore, ata që punojnë në sferën e edukatës dhe arsimit, ata që punojnë në ripërtëritje e ndryshime, në da’vet e ligjërata dhe ata që e ngrenë lartë flamurin e Kur’anit, që punojnë me mënyrën e Kur’anit, me udhëzimin dhe me metodologjinë e Kur’anit.

Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha
SHQYRTIMI ANALITIK I FUNKSIONALIZIMIT TË SHKENCAVE TË KUR’ANIT NË DA’VET (Shembull konkret – shkenca e ajeteve mekase dhe medinase)

Burimi

0
Shopping Cart (0 items)