Furqan LeadershipFurqan LeadershipFurqan Leadership

VEPRIMTARIA DHE AKTIVITETET E HOXHË HAFËZ ALI KORÇËS NË SFERËN E REFORMAVE ARSIMORE
 VEPRAT ME NGJYRIME POLITIKE:
  1. “Bolshevizma a Ç’katërimi i Njerëzimit”
  2. “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë”

Veprat e tij të pabotuara janë:

  1. “Filosofi e vjetër”;
  2. “Filosofi mbi besimet myslimane”; dhe:
  3. “Logjika”.
 ARTIKUJ POLITIK DHE FILOSOFIKË TË BOTUAR NËPËR GAZETA BOTËRORE DHE KORRESPONDENCAT ME MBRETËRIT E SHTETEVE ISLAME DHE SHTETEVE TJERA

Gazetat botërore, në të cilat botoheshin artikujt e Shejh Hafiz Ali Korçës ishin:

Es-Sabah;  الصباح

Aksham; أقشام  

Siratu Mustekim;صراط مستقيم   

Bejanul-Hakki; بيان الحق  

Aksu Sada-Anatol seneleri; عكس صدا – أناضول سنلري 

– Gazeta “El Hal-laxh”    الحلاجnë Iran i botonte artikujt e hoxhë Hafiz Ali Korçës që ishin të shkruara në gjuhën perse.

– Gazeta “Es-Sijasetu”  السياسةnë Egjipt i botonte artikujt e tij të shkruara në gjuhën arabe.

Kemi të dhëna se artikujt e hoxhë Hafiz Ali Korçës kishin përfituar simpatinë e Shejhul-Islamit të shtetit osman dhe e kishte përkrahjen e tij të plotë për vazhdimin e shkrimeve.

Hoxhë Hafiz Ali Korça po ashtu mbante korrespondencë edhe me rektorin e Universitetit të Az’harit, Shejh Mustafa Meragi. Në vitin 1939, Rektori i Az’harit i kishte shkruar: “I respektuari dhe i nderuari profesor Ali, Es-selamu alejkum ve rahmetull-llah! Pas këtyre përshëndetjeve të sinqerta ju them se e lexova letrën tënde të fundit dhe s’ka dyshim se ajo është shkruar nga zemra e një njeriu besimtar…”

Hoxha po ashtu ka pasur korrespondencë edhe me Mbretin Faruk të Egjiptit dhe me Mbretin e Hajdarabadit, Osman Nizami, të cilëve u kishte thënë: “Shqiptarët kanë mbetur si jetimë, pa ndihma dhe pa krahë prej askujt, toka më e mirë dhe më pjellore e tyre u është dhuruar shteteve fqinje (u është marrë me dhunë) Greqisë dhe Jugosllavisë, ndërsa për shqiptarët e varfër kanë mbetur vetëm kodrat dhe shkëmbinjtë jopjellorë”.

 

VEPRAT METODOLOGJIKE DHE LITERATURA E  SHKOLLAVE FILLORE DHE TË MESME
  1. Abetare;
  2. Alfabeti arabisht;
  3. Gramatika-Sintaksa Shqip-Arabisht;
  4. Ilmi Bejan-Retorika; 
  5. Myslimanija;
  6. Mevludi a jetë e pastër e Pejgamberit;
  7. Treqind e tri fjalët e Imam Aliut;
  8. Gjylistani-Trendafilishta e Saadiut;
  9. Rubaijati-Katrorët e Umer Hajjamit;
  10. Jusufi me Zelihanë-a Ahsenul-Kasas; dhe:
  11. Historia e shenjtë dhe të katër Halifetë.

 

STUDIM I SHKURTËR I LIBRIT ENCIKLOPEDIK KUVËREHET QARTË DHE HAPTAZI IDEJA REFORMISTE  E HOXHËS

 

Libri “Historia e shenjtë islame dhe katër Hulefai-Rashidinët”, konsiderohet ndër librat më voluminozë të hoxhë Hafiz Ali Korçës pas tefsirit të tij të madh, dhe në të njëjtën kohë është edhe burim i ideve dhe mendimeve të tij shkencore e fetare. Ai në këtë libër ka shqyrtuar çështje të mëdha për të cilat do të flas në detaje, me qëllim që edhe njëherë të konfirmojmë mendimin reformist të tij në një formë sa më të mirë, më të bukur dhe më të përshtatshme.

  1. ARSYET E PËRPILIMIT TË LIBRIT

Hoxha i nderuar ka theksuar se kishte menduar tridhjetë vjet për përpilimin e historisë së shenjtë islame si tekst shkollor për nxënësit e tij, në formë poetike, që të jetë më i lehtë për mësim dhe lexim, ashtu sikur kishin vepruar dijetarët e fushave tjera, si p.sh., në shkencën e leximeve, hadithit, feraidit, dhe gramatikës. 

Në kohën e tij shqiptarët kishin përvojë të madhe në poezi. Pasi që hoxha ishte edhe vet poet, vendosi që ta tregojë këtë aftësi edhe në këtë libër. Ai sqaron në hyrjen e këtij libri se poezinë e ka thurur në bazë të rregullave dhe parimeve poetike, me këtë u konkurronte bashkëkohësve të tij që krenoheshin me ndjenja kombëtare dhe i kritikonte se nuk mund të thurin poezi, ngase nuk e njihnin mirë gjuhën shqipe dhe nuk mund të ruanin rimën poetike të fjalëve. Pastaj ai thoshte se poezia nuk thuret lehtë dhe se çdokush nuk mund të thurë poezi, ndërsa për vete thoshte se poezia e tij buron nga zemra dhe shpirti. 

Ai nuk shprehej rëndë në poezi, por i dilnin fjalët bukur dhe rrjedhshëm si xhevahirë, dhe punonte ditë e natë në këtë aspekt. Nga ajo që thotë hoxha në këtë libër të ri, është edhe deklarata e tij që në këtë libër nuk ka trillime dhe se ky libër ka rëndësi të madhe për historinë dhe se lexuesi gjatë leximit të tij ndjen se lexon tefsir të Kur’anit. Në këtë vepër autori ka pastruar biografitë e pejgamberëve nga shumë legjenda që ishin marrë nga Teurati i devijuar. Autori po ashtu i përmend edhe burimet e literaturës që i kanë ndihmuar për përpilimin e këtij libri, si p.sh., tefsiri “El-Menar ” ( تفسير المنار) i Shejh Reshid Ridasë; “Historia”i imam Taberiut,( تاريخ الأمم و الملوك للإمام الطبري ) pastaj përmend edhe shumë libra të tjerë pa theksuar emrat e autorëve, por kjo mënyrë, nuk u përket normave metodologjike, si p.sh: “Tarihu Raudatil-Ahbab”( تاريخ روضة الأحباب ), “Tarihu Raudatis-Safa”;( تاريخ روضة الصفاء ), “Tarihul-Islam”; ( تاريخ الإسلام ), “Muradul-Iber”;   (مراد العبر), “Tarihul-Enbija”; (تاريخ الأنبياء) , “Tarihud-Dinil-Islamij”; (تاريخ الدين الإسلامي), “Kisasul-Enbija”;  ( قصص الأنبياء), “Tarihu Asris-Se’adeti”; (تاريخ عصر السعادة) etj.

Pastaj hoxhë Hafiz Ali Korça vazhdon dhe shqyrton çështjen e monoteizmit të Zotit të Madhërishëm, nëpërmes metodës deduktive dhe ekzistencës rreth nesh që konfirmon ekzistimin e Zotit të Madhërishëm. Hoxhë Hafiz Ali Korça ishte nën ndikimin e tefsirit shkencor, dhe mendonte se ekzistojnë gjallesa edhe në planetët e tjera, qofshin njerëz apo kafshë, dhe këtë e argumentonte me ajetin kur’anor të sures El Shura.

 “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i Tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyja dhe Ai me fuqinë e Tij mund t’i bashkojë kurdo që të dëshirojë”.

Me përparimin dhe progresin e shkencës dhe me satelitët precizë, kjo mrekulli kur’anore do të zbulohet. Ai argumenton se përemri “në të dyja”-  ( فيهما )nënkupton ekzistimin e krijesave dhe gjallesave në tokë dhe në qiell, dhe se këto krijesa në tokë e në qiell cilësohen si “gjallesa”  ( دوآبّ )që ecin në këmbë ose rrëshqasin. Pastaj hoxha lexuesve që dëshirojnë më shumë dituri e shkencë u preferon ta lexojnë tefsirin e Fahrudin Raziut (Zoti e mëshiroftë!), ngase në të ka detaje dhe mjaft të dhëna fetare e shkencore.

Hoxha po ashtu shqyrton edhe një çështje tjetër që ka të bëjë me Krijuesin e vërtetë të kësaj gjithësie-Zotin e Madhërishëm. Fjalët e perëndimorëve, filosofëve që mohojnë cilësinë e krijimit janë të pavërteta dhe gënjeshtra. Hoxha i hedhë poshtë fjalët e tyre, duke u mbështetur në argumente shkencore dhe duke thënë se materia nuk është krijuar nga vetvetja ose nga rasti, por edhe atë e ka krijuar Zoti i Madhërishëm. Këtë e vërteton edhe gjeologjia. Zoti i Madhërishëm ka krijuar kohën dhe vendin, por Ai nuk ka as fillim e as mbarim dhe çdo gjë do të zhduket përveç Zotit të Madhërishëm.

Hoxha po ashtu hodhi poshtë teorinë e Darvinit mbi evolucionin, duke thënë se mendja e shëndoshë nuk pranon sukcesivitetin e gjërave e as rotacionin dhe se të dy hipotezat janë të pabaza. E vërteta në këtë çështje është se Zoti i Madhërishëm është Lëvizës i materies dhe se Zoti i Madhërishëm i ka dhënë formën specifike çdo krijese dhe pastaj e ka udhëzuar. Në bazë të asaj që kuptoj unë, hoxhë Hafiz Ali Korça, në këtë kontekst aludon në ajetin kur’anor: 

Zoti ynë ia ka dhënë formën çdo pjese që e ka krijuar pastaj e ka udhëzuar (orientuar)”, dhe në ajetin tjetër: 

“Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të Lartësuarin, i Cili krijoi dhe përsosi dhe i Cili përcaktoi e orientoi”.

Hoxha (Zoti e mëshiroftë!) i zbërthente edhe idetë e natyralistëve që thoshin se njeriu e ka origjinën nga majmuni dhe për ta vërejtur këtë ndryshim kemi nevojë për miliona vite.

Hafizi i shqyrtoi edhe katër parimet e natyralistëve: Trashëgiminë, dallimin, grindjen për mbijetesë dhe selekcionimin, dhe në këtë kontekst ai thotë se këto janë teori e hipoteza të paqëndrueshme dhe, për këtë shkak, s’mund kursesi të mbështetemi në to. Në këtë enciklopedi të madhe shkencore, hoxha shqyrton edhe çështjen e imanit në Zotin e Madhërishëm, duke mbrojtur mendimin se imani (besimi) nuk shtohet e as pakësohet, por përforcohet dhe dobësohet. 

Në traktatin e tij “Myslimanija” thotë: “Besimi në Islam: Zoti e mbron fenë nga dyshimet, Ai përsosë dritën e Tij, edhe pse e urrejnë atë jobesimtarët dhe ateistët, mrekullia e Kur’anit realizohet me ekzistimin dhe përhapjen e kësaj feje, ngase Islami ka ardhur për t’i shpëtuar njerëzit. Ky Pejgamber i Zotit nuk dëshironte as pushtet e as pozitë, por kishte ardhur për të shpëtuar njerëzit nga idhujtaria dhe triniteti, për t’i nxjerrë nga errësira në dritë, që të besojnë në Zotin Një dhe të Gjithëfuqishëm”.

Po ashtu ekzistojnë edhe çështje tjera të cilat i ka theksuar hoxhë Hafiz Ali Korça, si p.sh.: Madhështia e Pejgamberit, katër biblat, idetë dhe hulumtimet e dijetarëve perëndimorë dhe orientalistë, si dhe qëndrimi i tyre ndaj mesazhit islamik. Ai (Zoti e mëshiroftë!) shpesh herë theksonte në fusnota se ka transmetuar nga tefsiri “El-Menar”.

Pas kësaj ekspozeje të shkurtër të këtij tefsiri historik dhe fetar, mund të themi se ky libër na rrëfen disa dimensione nga metoda e hoxhës së nderuar Hafiz Ali Korça, përcakton doktrinën fetare të cilës i përkiste ai, ku vërehet qartë sa ngjashmëri e madhe ekziston në mes metodës së tij të shqyrtimit të çështjeve fetare dhe metodës së udhëheqësve të shkollës së re reformiste.

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

TEFSIRI DHE MUFESSIRËT SHQIPTARË NË KOHËN BASHKËKOHORE
(SHEK 19-20)

Burimi

0
Shopping Cart (0 items)