Furqan LeadershipFurqan LeadershipFurqan Leadership

Në këtë pjesë do të merremi me tiparet që shkencëtarët dhe ekspertët e lidershipit kanë përmendur ndërsa kanë trajtuar personalitetin e liderit të suksesshëm[1].

Ata kanë nënvizuar disa tipare dhe karakteristika për të cilat dallohet lideri gatë punës së tij me vartësit. Përmbajtja e tyre është morale dhe profesionale.

Në këtë studim theks i veçantë vihet mbi aspektin e nxitjes dhe motivimit, gjallërisë, dinamikës, angazhimit sistematik për të realizuar synimet e përcaktuara të organizatës apo institucionit (pavarësisht se për çfarë karakteri të organizatës bëhet fjalë: ushtarak, qytetar apo akademik), besueshmërisë, ndjenjave personale, pranimit dhe absorbimit të rezultatit të vendimeve, mënyrës së zgjidhjeve të krizave dhe ngatërresave ndërmjet anëtarëve të institucionit apo organizatës.

Të gjitha këto tipare dhe tërë këtë etikë që këto trajtesa bashkëkohore të lidershipit i kanë theksuar, në një ose formë tjetër, i gjejmë në Kur’an dhe Sunnet. Këtyre dy burimeve iu takojnë meritat e paraprirjes, edhe pse shumë njerëz nuk e dinë këtë gjë!

Kjo mbase për shkak të rrënimit emocional e shpirtëror, për shkak të konfliktit të brendshëm që kanë!

Ja disa prej këtyre tipareve[2]:

1) Iniciativa

Lideri duhet të ketë propozime të qarta që ndihmojnë në qartësimin e sistemit dhe mbështesin strategjitë e punës.

2) Anëtarësimi

Roli aktiv që luan lideri në përhapjen e frymës bashkëpunuese ndërmjet anëtarëve të grupit brenda organizatës ose institucionit.

3) Përfaqësimi

Angazhimin vetëmohues të liderit për interesat e grupit dhe përfaqësimin e tij (grupit) çdoherë dhe në çdo situatë.

4) Integrimi, unifikimi

Angazhimin ekipor të liderit duke bërë kështu që puna t’i atribuohet të gjithëve. Pra, punon për interes të grupit, jo për interes personal.

5) Organizimi

Aftësia e liderit për të vënë një strategji të punës për vete dhe për ekipin me të cilin punon.

6) Dominimi pozitiv apo menaxhimi me urtësi

Dominimi pozitiv i liderit ndaj grupit dhe udhëheqja me urtësi duke përcaktuar formën e sjelljeve dhe politikat e punës.

7) Komunikimi

Aftësia e liderit për ta përcjellë mesazhin apo informacionin tek anëtarët e grupit dhe për ta lehtësuar mënyrën e komunikimit ndërmjet vete.

8) Vlerësimi dhe konsiderata

Lideri duhet të ketë aftësinë për të shprehur komplimente, vlerësim dhe respekt për punën që bëjnë anëtarët e grupit të vet.

9) Produktiviteti

Është niveli i produktivitetit të punëtorëve që lideri ëndërron ta arrijë. Kjo ndodhë duke i nxitur për të vazhduar punën që të arrihen synimet e dëshiruara.

 

Krahas kësaj, studiuesit[3] kanë përmendur edhe disa tipare tjera morale dhe etike të cilat një institucion apo organizatë duhet t’i përvehtësojë si kritere ndërsa bëhet gati të zgjedh një lider apo prijës të saj.

Duke qenë se, në raste të caktuara, lideri nuk mund të ofrojë zgjidhje adekuate për disa probleme administrative, atëherë përgjegjësit e kanë për detyrë që të gjejnë liderë ndihmës, asistentë, duke marrë në konsideratë natyrën e liderit dhe motivimin e tij për punë, në përputhje me rregullat dhe modelet përkatëse.

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)


[1]Shih: Tevel-li el-kijadeh…, f. 38-39.

[2]Rreth tipareve të liderit të suksesshëm, ua propozoj këtë material me vlerë të dr. Tarik Suvejdanit: https://www.youtube.com/watch?v=Zd735vIKEY8

[3]Shih: Tevel-li el-kijadeh…, vep.cit., f. 38-39; Talib, Hisham , Delil ettedrib el-kijadij, vep. cit., f. 66-67.

Burimi

0
Shopping Cart (0 items)