Biography
Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha lindi me 01.10.1968 ne Prizren- Kosove. Rrjedh prej nje familje te varfer ekonomike dhe me kulture te lashte fetare. Pasi qe kreu shkollen fillore ne vendlindje vazhdoi shkollimin e mesem gjashtë vjeçare në gjuhën arabe ne Damask te Sirise 1983-1989, ku edhe u be hafiz i Kur'anit.
Diplomoi ne Fakultetin e Kur’anit dhe Studimeve Islame pranë Universitetit Islamik të Medinës, Arabi Saudite, 1990-1994. Studimet pos diplomike te Magjistratures në shkencen e Tefsirit mbaroi në Departamentin e Studimeve të Kur’anit dhe Sunnetit ne Universiteti Islamik Ndërkombëtar-Kuala Lumpur, në Malajzi, 1997-2000, ku edhe u be Doktor i Filozofisë (Ph.D) në Tefsir dhe Studimet Kur’anore po ne te njejtin departament 2000-2003, Universiteti Islamik Ndërkombëtar, Kuala Lumpur, Malajzi. Ishte ligjërues i Tefsirit dhe shkencave Kur’anore në Fakultetin e shkencave Islame dhe shkencave Humane ne te njejtin Univerzitet, 1998-2002 Poashtu Prof.Dr. Hajredini ishte ligjerues Tefsirit dhe shkencave Islame ne Univerzitetin Taibah ne Medine Munevereh-Arabia Saudite, 2004-2009.
Zhvillon nje aktivitet te gjere pedagogjik fetar, social dhe shkencor ne Univerzitetin nderkombetar ne Malajzi, ne Univerzitetin Taibah ne Medine, Arabia Saudite, Katar, Pakistan, Algjir, Turqi dhe ne Kosove. Posedon nje numer bukur te madh te diplomave dhe certifikatave ne sferat e ndryshme pedagogjike, fetare dhe shkencore, ku ne mes tjerash vecohet edhe me Diplomë për specializim në leximin e Kuranit (Tilavet) sipas versionit të Al-Imam Hafs nga Al-Imam Asim, me Senedin – Zinxhirin e Artë, që simbolizon vargun e lexuesve të besueshëm dhe profesional te hafizeve dhe kurrave, linja e të cilëve shkon deri tek Pejgamberi a.s., i dyti me radhe ne Ballkan, i pari ne trojet shqiptare.
Eshte pjesemarres aktiv neper konferenca dhe seminare ndërkombëtare me kumtesa te ndryshme fetare, historike, kulturore dhe pedagogjike ne gjuhen arabe dhe angleze.
Lëndët që ligjëron dhe ka ligjeruar: Kulture islame, Fikhus sireh en nebevijjeh, Et tefsir et tahlilijj, Et tefsir el meuduijj,Tefsir ,Studime Kur’anore,Shkencat e Kur’anit,Parimet e Islamit,Lexim Kur’an dhe Texhvid, Metodologjitë e komentatorëve të Kur’anit, Dirasat nassijeh fi kutubit tefsir, Shkencat e hadithit, ( El ittixhahat el muasare fit tefsir , El I’xhazul ilmijj fil kur’ani’l kerim, Qasje te Orientalisteve perendimor ne studimet e Kur’anit – keto lende kane qene per nivelin Master) etj. Prof.Dr.Hoxha ka qene, dhe vazhdon te jete mentor dhe vleresues - komision akademik nderkombetar i jashtem te shume punimeve shkencore te nivelit Master dhe Ph.D. Ka nje sere botimesh, përkthimesh ne gjuhen arabe, angleze,turke, boshnjake dhe shqipe ne disa qendra shkencore dhe shtypit te perditshem e periodik ne Boten Arabe dhe ne internet.
Del para lexuesve me disa monografi ne gjuhen Shqipe, Turke, Boshnajke, Angleze dhe Arabe. Hfz.Hajredini eshte baba i kater femijve, dy vajza dhe dy djem.
Momentalisht jeton dhe punon ne Katar, si Keshilltar Akademik dhe prof.Dr. i Tefsirit dhe Shkencave Kur’anore dhe i Kultures Islame. Per punimet e tij gratis ne Arabisht, Shqip, Turqisht dhe Anglisht ne PDF.
Ne kanalin e tij zyrtar ne You Tube mund te gjeni materiale, programe, ligjerata te kategorive ndryshme ne gjuhen arabe, shqipe dhe angleze.
Fushat ku përveç specializimit fokusohet si hulumtues dhe studiues: Historia shqiptare, Historia evropiane, Historia osmane, Mirëkuptimi dhe Dialogu kulturor e fetar, Solucione për rininë, Lidershipi i sukseshem ne fushen fetare, akademike,politike,ekonomike dhe ushtarake, Luftimi i terrorizmit, Ekstremitetit dhe dhunës.Ofrim të alternativave kur’anore dhe profetike si dhe këshillave shkencore për çështje të ndryshme etike dhe shoqërore të kohës bashkëkohore pa dallim përkatësie fetare a racore. Përcaktimin e metodologjive të duhura në mësimin e lëndëve fetare për përhapjen botëkuptimit të vërtetë të Islamit me nje metodologji te re dinamike/praktike jetesore. Per me gjere, klikoni websajtin e tij: www.drhafezi.net